Atletico Madrid ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Man Cityt në Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Mbrojtësi i madrilenëve, Jose Maria Gimenez do të mungojë për shkak të lëndimit.
Mbrojtësi ndërkombëtar i Uruguait nuk do të udhëtojë në Etihad Stadium për ndeshjen e parë të ndeshjes çerekfinale të martën, ka konfirmuar klubi spanjoll.
Gimenez pësoi një goditje gjatë fitores 4-1 të Atletico ndaj Alaves në La Liga të shtunën.
Atletico tha në një deklaratë në faqen zyrtare të klubit: “Jose Maria Gimenez nuk është pjesë e skuadrës bardhekuqe në Manchester. Mbrojtësi uruguaian u tërhoq në minutat e fundit të ndeshjes kundër Alaves për shkak të shqetësimit. Shërbimet mjekësore kanë kryer analizat dhe ai nuk do të udhëtojë në Angli“, është thënë në komunikatën e klubit spanjoll.
Gimenez ka luajtur një rol kryesor për spanjollët gjatë nëntë viteve të tij me klubin, me afro 250 paraqitje në të gjitha garat.
Ai do të jetë një mungesë e dukshme kur Simeone përballet me skuadrën e Pep Guardiolas në Manchester.