Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Osasunas doli të jetë e fortë dhe me pak raste shënimi.
Pjesa e parë solli vetëm një rast shënimi, kur Lucas Torro tentoi për Osasunan.
Me të filluar pjesa e dytë Los Colchoneros shënoi me Antoine Greizamnn, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në minutat e fundit të ndeshjes Atletico Madridi rriti presionin në portën e mysafirëve.
Yannick Carraso rrezikoi në minutën e 82-të, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Goli erdhi në minutën e 87-të, kur Felipe shënoi me një goditje me kokë për 1-0.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Atletico fitoren e shtatë sezonale, ku tani me 26 pikë mban pozitën e 4-të. /Gazeta Sinjali Sporti/