Lideri i Laligës, Atletico Madrid u sfidua nga Osasuna në javën e parafundit të elitës së futbollit spanjoll, transmeton Sinjali Sport.
“Los Colchoneros” fituan me rezultat 2-1 ndaj Osasunës.
Luis Suarez shënoi golin e përmbysjes te vendasit, duke e gjetur fitoren më të rëndësishme të sezonit.
Renan Lodi realizoi golin e parë për Atleticon në minutën e 82-të.
Ante Budimir realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Skuadra e Simeones është shumë afër titullit pas shtatë viteve, pasi që gjenden në krye të Laligës me 83 pikë, dy më shumë se rivali Real Madrid.
Osasuna pas kësaj humbje ka 44 pikë në pozitën e 11-të. /Gazeta Sinjali Sporti/