Rafa Mir ishte një nga futbollistët që spikati më shumë me Spanjën në Olimpiadën Tokyo 2020, ku Furia e kuqe fitoi medaljen e Argjendtë.
Sulmuesi i Ëolverhamton i cili në sezonin e fundit u aktivizua te Huesca shkëlqeu në Lojërat Olimpike dhe paraqitjet e tij nuk mbetën pa u vënë re nga Atletico Madrid.
Kampionët e Spanjës kanë arritur akordin me Wolves për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar në kryeqytetin spanjoll.
Rafa Mir i cili shënoi 16 gola me Huescan mes La Ligas dhe Kupës së Mbretit sezonin e shkuar do të jetë sulmuesi i tretë i Atleticos së Madridit në sezonin e ri pas Suarez dhe Correas. /Gazeta Sinjali Sporti/