Atletico Madrid ka rrëmbyer pozitën e dytë në Laligën spanjolle, shkruan Sinjali Sport.
Los Colchoneros mposhtën në udhëtim skuadrën e Cadizit me rezultat bindës 1-4.
Madrilenët shënuan të parët tre gola me Lemarin, Griezmannin dhe Correan, kurse Lozano e ngushtoi, mirëpo mysafirët thelluan epërsinë me Cunhan.
Fitore shumë e rëndësishme e Atleticos, pasi e shfrytëzuan humbjen e Real Socideadit dhe ngritën në vendin e dytë me 29 pikë, një më pak se rivali Real Madrid.
Përderisa në anën tjetër, Cadizi, pas kësaj humbje mbetet në vendin e 17-të me 12 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/