Atletico Madrid lëshon pikë në xhiron e tretë të Laligës, shkruan Sinjali Sport.
Kampioni në fuqi i Spanjës, barazoi me Villarrealin me rezultat 2-2.
Nëndetësja e verdhë gjeti pikë në “Wanda Metropolitano”.
Trigueros dhe Danjuma realizuan golat e fitores për mysafirët, ndërsa Suarez shënoi për vendasit, kurse autogoli i minutës së 95-të të Mandit ishte i fundit në duelin e sotëm.
Ky është barazimi i tretë për skuadrën e Emerys, pas dy barazimeve, ndërsa barazimi i parë për ekipin e Simeones, pas dy fitoreve.