Atletico Madrid e mboshti Granadën me rezultat minimal 1:0, në Wanda Metropoliano.
Kjo është një fitore e zbehtë e skuadrës potenciale për rival kryesor për kampion të La Ligas.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Angel Correa në minutën e gjashtë të takimit.
Granada kishte posedimin e topit më shumë se Atletico Madridi, por nuk arriti që të shënojë sonte.
Kjo fitore e renditi Atleticon në vendin e katërt me 39 pikë, aq sa ka Sevilla e cila renditet në vendin e pestë. /Gazeta Sinjali/