image Asgjësohet mjeti i gjetur në “Breg të Diellit”

Siguri

Asgjësohet mjeti i gjetur në “Breg të Diellit”

news image

Gjatë ditës së sotme u raportua se është gjetur një mjet në Lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë, për të cilin dyshohej se ishte shpërthyes, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka rezultuar se nuk ka mjet shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjalin zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, ka thënë Borovci. /Gazeta Sinjali/