image Tatuazhi i parë i Dua Lipës është “Sunny Hill”: Lagjja ku janë rritur prindërit e mi (VIDEO) - Sinjali

Tatuazhi i parë i Dua Lipës është “Sunny Hill”: Lagjja ku janë rritur prindërit e mi (VIDEO)

news image

“Sunny Hill” është tatuazhi i parë i këngëtares së njohur, Dua Lipa.

Këtë tatu ajo e bëri në janar të vitit 2015, atëherë kur ishte 19 vjeçare.

“Sunny Hill” është përkthimi në anglisht i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë”, u shpreh ajo.

“Sunny Hill”  është edhe njëri nga festivalet që bëri bujë të madhe ndërkombëtare dhe zgjoi kureshtje për të njohur më shumë vendin e kulturën tonë.

Ky festival drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili në edicionet e mëparshme solli yje e artistë të mëdhenj të tregut ndërkombëtar.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin