image Aksion i Policisë në Prishtinë, bien në pranga disa të rinj

Siguri

Aksion i Policisë në Prishtinë, bien në pranga disa të rinj

news image

Mbrëmjen e sotme, disa të rinj në Prishtinë kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se të dyshuarit janë arrestuar te vendi i njohur “te xhambazët”, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Zyrtarët policorë pasi i kanë ndaluar të dyshuarit, i kanë kontrolluar për të parë nëse posedojnë ndonjë gjë të dyshimtë.

Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrollit, njërit prej tyre i është gjetur një thikë, e cila më pas i është sekuestruar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë informata shtesë, por deri në publikimin e këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar…

/GazetaSinjali/