image Grabitja te posta e vogël u krye nga dy persona të armatosur

Siguri

Grabitja te posta e vogël u krye nga dy persona të armatosur

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një grabitje që ka ndodhur në objektin e postës së vogël, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Aty dyshohet se u grabitën rreth 300 euro para të gatshme.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se grabitja është kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen ‘Bregu i Diellit’, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona të dyshuar”, tha ajo.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, shtoi Ahmeti./GazetaSinjali/