image Nesër ka punime në shenjëzimin e kësaj rruge në Prishtinë, luten shoferët mos të parkojnë veturat

Kosovë

Nesër ka punime në shenjëzimin e kësaj rruge në Prishtinë, luten shoferët mos të parkojnë veturat

news image

“Prishtina Parking” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë punime në rr.”Qazim Bobaj”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Për shkak të këtyre punimeve në vijëzim banorët e kësaj zone në Breg të Diellit luten që mos të parkojnë veturat.

“NJOFTIM PËR BANORËT E LAGJES BREGU I DIELLIT, rr. Qazim Bobaj
Shenjëzimi horizontal (vijëzimi) në rr. Qazim Bobaj do të realizohet me datë 15 prill 2023.
N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. kërkon nga banorët e rrugës së lartëcekur, që të mos parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës për të mos penguar në realizimin e punimeve” thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/