image Zhduket një 64-vjeçare në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Sociale

Zhduket një 64-vjeçare në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

news image

Një grua 64-vjeçare ka humbur sot rreth orës 18:00 në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtët e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku thuhet se lokacioni i fundit i daljes së Kadrie Kamberit është Bregu i Diellit.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët ndihmë për ta gjetur atë.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje të nderuar shoqni.

Kemi një lutje për juve të gjithëve kush mundet me pasë informata për një grua (Kadire Kamberi) që ka humbur sot (03.05.2022) rreth orës 18:00 dhe është e moshës 64 vjeçare. Herën e fundit ka qenë e veshur si në këtë foto. Lokacioni i fundit i daljes është Bregu i Diellit.

Na njoftoni në këtë numër 044 443 497 ose 044 175 618.

Ju faleminderit paraprakisht!

/GazetaSinjali/