image Shkolla fillore 'Ismail Qemali' i bindet urdhrit të MASHT-it : Të shtunën kemi mësim

Arsim

Shkolla fillore ‘Ismail Qemali’ i bindet urdhrit të MASHT-it : Të shtunën kemi mësim

news image

Shkolla fillore e mesme e ulët, “Ismail Qemali” në Prishtinë përmes një njoftimi ka treguar se do mbajë mësim të shtunën, transmeton Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur Ushtruesja e Detyrës së drejtoreshës së shkollës, Mimoza Krasniqi, përmes një njoftimi.

“Lajmërohen nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU ‘Ismail Qemali’ Prishtinë, se të shtunën, me 15.10.2022 do të mbahet procesi mësimor me orar të ditës së enjte, në bazë të Vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Nr. 013/453, për kompensimin e ditëve të pambajtura si pasojë e grevës së mësimdhënësve”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

/GazetaSinjali/