image Flasin nga Emergjenca, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në Breg të Diellit - Sinjali

Flasin nga Emergjenca, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në Breg të Diellit

news image

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi për një gjuajtje me armë në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ku një person mbeti i plagosur.

Menjëherë pas plagosjes, viktima është dërguar në Emergjencën e Prishtinës, ku ka marrë trajtim mjekësor.

Nga Emergjenca i kanë thënë Sinjalit se gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Ai është plagosur në pjesën e poshtme të barkut.

Viktima do t’iu nënshtrohet disa incizimeve dhe në bazë të rezultateve do të vendoset nëse ka nevojë për operim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se një person është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor“, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin