Arsenali ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme në një terren të vështirë ndaj Evertonit.
‘Gunners’ mposhtën skuadrën e Merseyside me rezultat minimal 1-0, duke arritur kështu të fitojnë në ‘Goodison Park’ për herë të parë që nga 2017.
Golin fitues të sfidës e realizoi Leandro Trossard në minutën e 69-të, pas një asistimi nga Bukayo Saka.
Londinezët arrijnë fitoren e katërt në pesë ndeshje, duke u ndodhur aktualisht në pozitën e katërt, me pikë të barabarta me Liverpool e Tottenham (13) teksa vetëm Man City ka fituar më shumë, me 15 pikë të plota.