image Formacionet zyrtare, Man Utd - Everton

Futboll

Formacionet zyrtare, Man Utd – Everton

news image

Manchester United dhe Everton do të hapin xhiron e 30-të sot në Premier League.

“Djajtë” që ishin në një mini-krizë prej tri ndeshjesh pa fitore në ligë, u rikthyen me një fitore në mesjavë, ku mposhtën Brentfordin në shtëpi me rezultat minimal 1-0.

Ndërkohë Evertoni arriti të nxjerrë një barazim të vlefshëm në çastet e fundit të ndeshjes ndaj Tottenhamit në mesjavë, me një gol të vonë nga mbrojtësi Michael Keane për rezultatin 1-1.

Për të dyja skuadrat fitorja është tejet e vlefshme, të cilat kanë objektiva të ndryshëm.

United i duhen tre pikët për të forcuar edhe më shumë pozitën për Top 4, ndërkohë që Evertoni po rrezikon rënien nga liga dhe i duhen domosdoshmërisht tre pikët.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Man Utd XI: De Gea, Wan-Bissaka, Maguire, Martínez, Malacia, Sabitzer, Bruno Fernandes, Sancho, McTominay, Antony, Rashford.

Everton XI: Pickford, Coleman, Godfrey, Tarkowski, Keane, Iwobi, Gueye, McNeil, Onana, Gray, Simms.

Dueli fillon nga ora 13:30.

/GazetaSinjaliSport/