image Arsenali njoftohet me humbje në ligë pas një kohe të gjatë, Evertoni rikthehet te fitoret

Futboll

Arsenali njoftohet me humbje në ligë pas një kohe të gjatë, Evertoni rikthehet te fitoret

news image

Arsenal ka marrë një humbje të befasishme sot në mesditë në përballje ndaj Evertonit, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Një sfidë e dominuar me mbajtjen e topit nga Arsenal, por me goditje drejt portës kanë qenë të barabartë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0. Befasia për skuadrën e Artetës ndodh në minutën e 60-të, ku Tarkowski shënon pas një asistimi të McNeil. Minuta pati edhe për Jorginhon, i cili është blerja më e re e Arsenalit nga Chelsea.

Me këtë rezultat, Arsenal ndodhet përsëri në vendin e parë me 50 pikë, duke u ndalur kështu nga kjo humbje. Manchester City tashmë ka mundësinë e artë të ushtrojë më shumë presion drejt tyre, pasi ndodhen në vendin e dytë me 45 pikë.

/GazetaSinjali/