image Gafë e madhe nga De Gea, United pëson një gol "qesharak" ndaj Evertonit - VIDEO

Futboll

Gafë e madhe nga De Gea, United pëson një gol “qesharak” ndaj Evertonit – VIDEO

news image

Manchester United dhe Evertoni kanë hapur sonte duelin e raundit të tretë të Kupës FA.

Sfida ka nisur furishëm që në fillim.

“Djajtë” kaluan shpejtë në avantazh përmes Antonyt në minutën e 4-të, pas një asisti nga Marcus Rashford.

10 minuta më vonë, rezultati u barazua nga mysafirët, pasi portieri i United, David De Gea bëri një gafë të madhe.

Nga një top i goditur në një kënd i vështirë nga futbollisti i Everton, De Gea nuk mundi ta përceptonte mirë, duke iu futur në mes të këmbëve, për ta shfrytëzuar më së miri këtë mbrojtësi Conor Coady, i cili realizoi nga afër golin e barazimit.

Më poshtë mund të shihni gabimin e portierit spanjoll.

/GazetaSinjali/