image Everton - Arsenal: Formacionet e mundshme, statistika, parashikim

Futboll

Everton – Arsenal: Formacionet e mundshme, statistika, parashikim

news image

Evertoni dhe Arsenali do të hapin duelin e ditës së shtunë në Premier League, që i përket xhiros së 21-të.

‘Gunners’ në formë spektakolare këtë edicion, vizitojnë Evertonin në Goodison Park, për të kërkuar vetëm tre pikët e radhës për të vazhduar lidershipin dhe marshuar drejt titullit kampion, shkruan Sinjali Sport.

Everton ndërkohë ndodhet në pozicion krejtësisht të kundërt karshi londinezëve, pasi renditet në pozitën e parafundit në tabelë, me pikë të barabarta me vendin e fundit, Southampton, të dyja me nga 15 pikë

‘Toffees’ nuk kanë fituar në asnjërën nga 8 ndeshjet e fundit në Premier Laague, me 7 humbje dhe një barazim, që nga fitorja 3-0 ndaj Crystal Palaces në tetor të vitit të kaluar.

Të rejat nga lëndimet:

Mbrojtësit e Evertonit, Ben Godfrey dhe Michael Keane do të mungojnë në ndeshjen e parë të Sean Dyche në krye, pasi ata rikuperohen nga lëndimet përkatëse në gju.

Mesfushori James Garner ka një problem me shpinën, ndërsa Nathan Patterson dhe Andros Townsend mbeten jashtë.

Nënshkrimi i fundit i Arsenalit, Jorginho mund të debutojë, ndërsa Thomas Partey do të vlerësohet.

Mesfushori ganez u zëvendësua me një dëmtim në brinjë gjatë humbjes në FA Cup në Manchester City.

Emile Smith Rowe është jashtë me një ankesë në kofshë dhe Mohamed Elneny, Gabriel Jesus dhe Reiss Nelson mbeten të munguar për një kohë të gjatë.

Statistika kokë-më-kokë:

  • Everton synon të fitojë tre ndeshje radhazi në ligë në shtëpi kundër Arsenalit për herë të parë në më shumë se 45 vjet.
  • ‘Gunners’ kanë regjistruar vetëm dy fitore në 10 vizitat e tyre të fundit në Premier League në Goodison Park.
  • Arsenali e ka mposhtur Evertonin në 99 ndeshje të ligës – asnjë ekip nuk ka shënuar ndonjëherë 100 fitore kundër një kundërshtari të vetëm në historinë e ligës angleze.

Everton:

  • Everton ka barazuar dy dhe ka humbur tetë nga 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Është ecuria e tyre më e gjatë pa fitore që nga viti 1994.
  • ‘Toffees’ kanë humbur katër ndeshje të njëpasnjëshme të ligës në shtëpi, forma e tyre më e keqe në Goodison që nga një seri rekord klubi prej shtatë humbjesh radhazi në 1958.
  • Klubi Merseyside ka fituar vetëm tre nga 44 ndeshjet e tyre në Premier League kundër skuadrave në krye të tabelës së Premier League, duke barazuar nëntë dhe duke humbur 32.
  • Sean Dyche ka humbur një nga pesë takimet e tij të fundit me Arsenalin, duke fituar një dhe duke barazuar tre.
  • Megjithatë, rekordi i Dyches në shtëpi kundër Topçinjve është dy barazime dhe pesë humbje.
  • Jordan Pickford do të bëjë paraqitjen e tij të 200-të në Premier League për Everton.

Arsenal:

  • Arsenali ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e tyre si mysafir këtë sezon, duke barazuar njërën dhe duke humbur tjetrën.
  • ‘Topçinjtë’ kanë mbajtur nëntë porta të paprekura në Premier League këtë sezon, me shtatë që vijnë jashtë shtëpisë.
  • Skuadra e Mikel Artetës mund të shkojë në 14 ndeshje të ligës pa humbje për herë të parë që nga përfundimi i një serie të ngjashme në dhjetor 2018.
  • Totali i 50 pikëve të Arsenalit është më i larti në gjysmën e fazës së një sezoni në Premier League.
  • Martin Odegaard ka shënuar gjashtë gola në Premier League si mysafir këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër i Arsenalit. Ai ka shënuar rrjetë në secilën nga tre paraqitjet e tij të fundit në rrugëtim.

Formacionet e mundshme (FOTO):

image 8

Parashikim i ndeshjes: 0-2

/GazetaSinjaliSport/