image Arrestohet pronari i kompanisë ku punonte punëtori që ra nga ndërtesa në Prishtinë - Sinjali

Arrestohet pronari i kompanisë ku punonte punëtori që ra nga ndërtesa në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se një person derisa ishte në vendin e punës, ka pësuar lëndime pasi ka rënë në tokë nga një ndërtesë në lagjen Arbëria në kryeqytet.

Sinjali mëson se i njëjti ishte duke punuar në kompleksin banesor “Niti AGP SHPK”.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se pronari i kompanisë ku punonte punëtori që u lëndua është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërsa dje rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Policia e Kosovës, teksa kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin