image Një punëtor bie nga një ndërtesë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Siguri

Një punëtor bie nga një ndërtesë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

news image

Një person ka pësuar lëndime pasi ka rënë në tokë nga një ndërtesë në lagjen Arbëria në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Policia e Kosovës, teksa kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim në QKUK.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar mashkull (1981), është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.  Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/