image Arrestohet i dyshuari për dhunimin seksual të së miturës në "Ulpianë" të Prishtinës

Siguri

Arrestohet i dyshuari për dhunimin seksual të së miturës në “Ulpianë” të Prishtinës

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht një të mitur më 15 shkurt të këtij viti në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se policia e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe me këtë rast ka konfiskuar një thikë të cilën i dyshuari e bartte në një çantë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Identitetin e të dyshuarit e kishte bërë të ditur për policinë e mitura, në momentin që e kishte raportuar rastin në polici.

Asaj i ishin bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore./GazetaSinjali/