image Dhunohet seksualisht një e mitur në Prishtinë

Siguri

Dhunohet seksualisht një e mitur në Prishtinë

news image

Një vajzë e moshës së mitur është dhunuar seksualisht në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë se e mitura është dhunuar seksualisht mesditën e 15 shkurtit në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

E mitura e ka lajmëruar rastin dje në polici dhe ka treguar identitetin e të dyshuarit.

Asaj i janë bërë të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe prokurori ka udhëzuar nisjen e hetimeve./GazetaSinjali/