image Arrestohet i dyshuari i tretë për dhunimin e 20-vjeçares në Prishtinë

Siguri

Arrestohet i dyshuari i tretë për dhunimin e 20-vjeçares në Prishtinë

news image

Dje Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona që dyshohet se e kanë dhunuar një 20-vjeçare para një viti.

Në raportin e sotëm të Policisë, thuhet se për të njëjtin rast është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër.

Siç njofton Policia, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

20-vjeçarja kishte raportuar në Polici më 20 janar se është dhunuar nga katër persona.

Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe  ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar: – A. O,  mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. R,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, kanë thënë dje nga Policia për Sinjalin.

/GazetaSinjali/