image 20-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga katër persona, policia arreston dy të dyshuar

Siguri

20-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga katër persona, policia arreston dy të dyshuar

news image

Sot janë arrestuar dy persona në Prishtinë në lidhje me një rast dhunimi që dyshohet të ketë ndodhur në janar të vitit 2021.

Një vajzë 20-vjeçare ka raportuar në Polici më 20 janar se është dhunuar nga katër persona.

Mirëpo sot Policia ka kapur dy të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Që nga dita e raportimit, policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe  ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar: – A. O,  mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. R,  mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga Policia për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/