Menaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri tha se Roma është “klubi i duhur” për Paulo Dybala pasi Giallorossi zyrtarisht njoftuan ardhjen e sulmuesit.
Pas muajsh spekulimesh për një lëvizje te Interi, Roma njoftoi se Dybala iu bashkua të mërkurën.
Dhe Allegri, i cili nënshkroi me argjentinasin në Juventus tha se ishte lëvizja e duhur për të dhe i uroi suksese ish lojtarit të tij.
Duke folur për DAZN, Allegri tha: “Unë besoj se është klubi i duhur për të dhe i uroj atij fat të mirë. Ai është një lojtar që i ka dhënë shumë Juventusit dhe mendoj se do të bëjë shumë mirë te Roma”.
I pyetur për të elaboruar se pse ai ndjeu se Roma ishte klubi i duhur, ai shtoi: “Ai është një lojtar shumë teknik, së bashku me [Tammy] Abrahamin përpara. Pastaj ju keni [menaxherin José] Mourinho, i cili është shumë i mirë”.
Dybala iu bashkua Juves në vitin 2015 në fund të sezonit të parë të Allegrit në krye të Bianconerëve.
Ata fituan dopietën e ligës dhe kupës në sezonin e tyre të parë së bashku, duke e përsëritur atë sukses në secilin nga dy sezonet e ardhshme – madje duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në 2017.