image Allegri konfirmon dëmtimin e Dybala-s, Vlahovic në pankinë kundër Spezia-s

Futboll

Allegri konfirmon dëmtimin e Dybala-s, Vlahovic në pankinë kundër Spezia-s

news image

Paulo Dybala do të humbasë përballjen e Juventusit në Serie A me Spezian për shkak të lëndimit, konfirmoi trajneri Massimiliano Allegri, ndërsa Dusan Vlahovic duket se do të jetë në pankinë.

Sulmuesi i Bianconerëve, Dybala, ka qenë lojtari më i mirë i klubit në ligë gjatë gjithë sezonit, megjithëse “shkëlqimi” i tij është “zbehur” prej kur ka ardhur Vlahovic nga Fiorentina.

Kontrata e argjentinasit në Torino skadon në fund të qershorit dhe përpjekjet për ta bindur atë të nënshkruajë një zgjatje deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme në Allianz Stadium.

Duke folur përpara përplasjes jetike të skuadrës së tij me pretendentët për rënie, Spezian, Allegri konfirmoi se Dybala do të humbiste ndeshjen.

Dybala u largua para kohe nga stërvitjet dje”, ka thënë Allegri. Tutje shtoi se: ai kishte një problem me përkuljen e tij dhe nuk e ndjente këmbën të lirë, kështu që ai është ende jashtë. Nëse dëshironi, do ta thërras, por ai nuk mund të luajë.

I pyetur për problemet e dëmtimit të sulmuesit dhe vendimin për kontratën, trajneri shtoi: “Po ta dinim, do ta kishim zgjidhur. Po vlerësojmë gjithçka që është bërë për të kuptuar“.

“Do të jetë një negociatë mes klubit dhe Paulos. Ai ka qenë këtu për tetë vjet dhe në nivel teknik, [kontributi i tij] është i padiskutueshëm”, vijoi ai.

Ardhja e Vlahovic në afatin kalimtar të janarit është dëshmuar të jetë një nga blerjet më të frymëzuara të sezonit në të gjithë Evropën.

Por Allegri thotë se serbi mund të zërë vendin e dytë këtë fundjavë, duke shtuar: “Për Vlahovicin po mendoj mundësinë që ai të fillojë nga pankina. Do ta shoh dhe do të vendos nesër“.

/GazetaSinjaliSporti/