Ish-trajneri i Juventusit dhe i Milanit, Massimiliano Allegri tashmë ka filluar ta mësojë anglishten për shkak se sipas mediave në Angli, po dëshiron të bëhet trajner i Manchester United.
Sipas asaj që raporton TheGuardian, trajneri italian që aktualisht është pa punë është i interesuar që shtëpinë e re ta quaj “Old Trafford”.
Allegri ishte larguar nga Juventus në fund të sezonit të kaluar pasi kishte fituar ligën në Itali, ndërsa dështoi që të fitonte Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua në gjysmëfinale./Gazeta Sinjali/