image Aliu: 44 persona po testohen sot për koronavirus në Ferizaj

Kosovë

Pandemia/ Aliu: 44 persona po testohen sot për koronavirus në Ferizaj

news image

Sot është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë, duke u bërë viktima e dytë nga Ferizaj, mu është shënuar një numër i madh i rasteve me COVID-19.

66 raste me koronavirus janë konfirmur nga Ferizaj, derisa kryetari Agim Aliu ka thënë se sot po testohen edhe 44 persona për koronavirus nga ky qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot po testohen edhe 44 persona të cilët kanë pasur kontakt. Do të shohim nëse janë të infektuar apo jo”, ka thënë Aliu.

Paraprakisht, kreu i Ferizajt i ka thënë Gazetës Sinjali se 70-vjeçari që vdiq sot nga koronavirusi, ka qenë punëtor në kampin amerikan Bondsteel. /Gazeta Sinjali/