image Detaje për viktimën e 12 të koronavirusit, punonte në kampin Bondsteel

Kosovë

Pandemia/ Detaje për viktimën e 12 të koronavirusit, punonte në kampin Bondsteel

news image

Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka vdekur edhe pacienti i 12 nga koronavirusi.

Në një konferencë për media, QKUK njoftoi se viktima S.M., është nga fshati Nerodime i Ferizajt dhe është 70-vjeçar.

Ndërsa, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu për Gazetën Sinjali ka thënë se ai ishte punëtor i kampit Bondsteel.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12 prill, referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.

Pacienti kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më tani në Kosovë numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 12. /Gazeta Sinjali/