Dy artistët e njohur me famë botërore, Alan Walker dhe Ava Max, dje kanë publikuar projektin më të ri muzikor “Alone Pt. II”.
Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip në kanalin zyrtar të Walker në Youtube, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky projekt siç duket është pëlqyer shumë nga publiku, pasi që vetëm një ditë pas publikimit ka marrë mbi dy milionë klikime në këtë kanal. Krahas klikimeve, kënga ka marrë edhe komente të shumta pozitive nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar lartë vokalin e artistes shqiptare, Ava Max./Gazeta Sinjali/