Shtatë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, kurse të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci për Sinjalin./GazetaSinjali/