Mesfushori, Weston McKennie mund të qëndrojë në Juventus, shkruan Gazeta Sinjali.
Trajneri i zonjës së vjetër, Massimiliano Allegri, ka ndërruar mendje me mesfushorin Weston McKennie, sipas “TuttoJuve”.
Allegri ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e amerikanit që tani është pjesë e planeve të tij.
McKennie në verë ishte afër largimit, përderisa flitej se diçka e tillë mund të ndodhë në janar, mirëpo Allegri tani ka bllokuar gjithçka dhe e do në skuadër për të ndërtuar një Juve tjetër, që ka humbur shkëlqimin e dikurshëm. /GazetaSinjaliSporti/