Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të ndalojë. Siç raporton “Sky Sport” portieri i Juventus mund të rinovojë deri në 2021 me “Zonjën e Vjetër”.
Edhe drejtuesit e kampionëve të Italisë janë gati të plotësojnë kushtet e 42-vjeçarit që dëshiron të thyejë çdo rekord në futbollin e luajtur.
Kësisoj mediet përtej Adriatikut raportojnë se së shpejti atij mund t’i ofrohet zgjatja e kontratës.