image 17-vjeçarja që ishte zhdukur në Gjakovë, gjendet në Lipjan

Siguri

17-vjeçarja që ishte zhdukur në Gjakovë, gjendet në Lipjan

news image

Policia e Kosovës ka gjetur 17-vjeçaren nga fshati Skivjan i Gjakovës, Sejhan Nivokazi, e cila ishte e raportuar e zhdukur që nga data 04.04.2021.

17-vjeçarja është gjetur në një lokal në Lipjan dhe është dërguar në shtëpinë e sigurtë në Gjakovë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

“Pas publikimit të lajmit në media, duke ju falënderuar bashkëpunimit të qyetarëve është bërë i mundur lokalizimi i viktimës në një lokal në Lipjan. Viktima është strehuar në shtëpinë e sigurt në Gjakovë ndërsa në konsultim me prokurorin,  procedurat tjera do të vazhdojnë nesër”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/