image 14 policë të Kosovës rezultuan pozitiv në testin për koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ 14 policë të Kosovës rezultuan pozitiv në testin për koronavirus

news image

Nga 21 raste të reja me koronavirus, sa janë konfirmuar sonte në Kosovë, 14 janë zyrtarë policorë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre 12 vijnë nga Komuna e Prizrenit, kurse dy të tjerë nga ajo e Suharekës.

Se janë 12 policë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Prizrenit, për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Mund të ju konfirmoj se 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar me koronavirus”, tha ai.

Kurse, për dy zyrtarët nga Komuna e Suharekës, lajmin për Gazetën Sinjali e konfirmoi kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj i cili tha se të dy janë raste kontakti me rastet e reja në Prizren./Gazeta Sinjali/