image Kryetari i Suharekës e konfirmon se dy zyrtarë policorë janë infektuar me koronavirus

Kosovë

Kryetari i Suharekës e konfirmon se dy zyrtarë policorë janë infektuar me koronavirus

news image

Dy të infektuarit e fundit me koronavirus në Komunën e Suharekës janë zyrtarë policorë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Po, janë dy policë nga Komuna e Suharekës, janë raste kontakte nga të infektuarit në Komunën e Prizrenit”, tha Muharremaj.

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot 21 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Prej tyre 19 janë nga Komuna e Prizrenit dhe 2 të tjerë nga Komuna e Suharekës.

Para dy ditësh në Prizren kishte rezultuar pozitiv me koronavirus një zyrtar policor.

Si rrjedhojë sot janë testuar 20 zyrtarë policorë dhe nesër pritet të testohen edhe 20 të tjerë që mund të kenë pasur kontakt me të. /Gazeta Sinjali/