image E konfirmon Policia: 12 zyrtarë policorë të infektuar me koronavirus në Prizren

Kosovë

Shëndetësi/ E konfirmon Policia: 12 zyrtarë policorë të infektuar me koronavirus në Prizren

news image

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar raportimet e Gazetës Sinjali se 12 zyrtarë policorë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Komunën e Prizrenit.

“Mund të ju konfirmoi se 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar me koronavirus”, tha Osmanollaj për Gazetën Sinjali.

I pyetur se a janë dërguar në vetizolim policët e infektuar, ai tha se për detaje do të përgjigjet më vonë.

Gjithashtu edhe dy zyrtarë policorë nga Komuna e Suharekës kanë rezultuar pozitiv sot në testin për koronavirus.

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot 21 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Prej tyre 19 janë nga Komuna e Prizrenit dhe 2 të tjerë nga Komuna e Suharekës.

Para dy ditësh në Prizren kishte rezultuar pozitiv me koronavirus një zyrtar policor.

Si rrjedhojë sot janë testuar 20 zyrtarë policorë dhe nesër pritet të testohen edhe 20 të tjerë që mund të kenë pasur kontakt me të./Gazeta Sinjali/