image 13 vite më parë Juventusi u rikthye në Serie A

Futboll

Futboll/ 13 vite më parë Juventusi u rikthye në Serie A

news image

Në vitin 2006, pas skandalit të ‘Calciopoli’, Juventusi u dënua dhe u dërgua në Serie B. Titulli i atij sezoni iu dha Interit.

Por, Juventusi nuk qëndroi gjatë në Serie B, transmeton Gazeta Sinjali.

Në vitin 2007, ata u rikthyen përsëri në Serie A. Saktësisht 13 vite më parë ‘Zonja e Vjetër’ e mposhti skuadrën e Arezzos me rezultat 5:1 për ta siguruar rikthimin në Serie A.

Përkundër që gjendeshin në Serie B, skuadra e Juventus ishte e mbushur me yje të shumtë që nuk e kishin braktisur skuadrën në kohën më të vështirë.

Në sulm ishin dyshja Del Piero dhe Trezeguet, kurse mesfusha përbëhej nga Nedved, Marchisio, Zanetti, Marchionni.

Kurse në mbrojtje ishin Balzaretti, Boumsong, Chiellini dhe Zebina.

Portier edhe në atë kohë ishte legjendari, Buffon./Gazeta Sinjali/