Juventusi e kërkon fitoren në xhiron e 24-të në Serie A në sfidën ndaj Veronas, shkruan Sinjali Sport.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Veronas nga ora 20:45, stadiumin “Allianz”.
Bardhezinjtë në këtë ndeshje nga fillimi llogarisin në dy blerjet e reja, Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria.
Bianconeri synon të ngritët në pozitën e katërt, pasi Atalanta që e mban atë pozitë ka humbur dhe ka 43 pikë, derisa Juventusi 42 dhe me një fitore mund ta rrëmbejë vendin e katërt.
Në anën tjetër, Verona me 33 pikë gjendet në vendin e nëntë.
11-shet startuese janë këto:
JUVENTUS (4-3-3) : Szczesny; Danilo, De Ligt, Chiellini, De Sciglio; Zakaria, Arthur, Rabiot; Dybala, Morata, Vlahovic.
VERONA (3-4-2-1) : Montipò; Casale, Gunter, Ceccherini; Depaoli, Tameze, Veloso, Lazovic; Barak, Iliq; Lazanja. /Gazeta Sinjali Sporti/