Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli sot I ka bërë10 vite në krye të ‘Zonjës së Vjetër’.
Që nga ardhja e tij në krye të skuadrës italiane, Juventusi ka shënuar suksese të mëdha duke u bërë njëra nga skuadrat më forta në botë, transmeton Gazeta Sinjali.
Mediumi Italian ‘Tuttomercato’ ka bërë një listë të 10 transferimeve më të shtrenjta gjatë kohës së Agnellit.
I pari në listë sigurisht është ylli portugez, Cristiano Ronaldo I cili u transferua në Juventus në vitin 2018 për 117 milionë euro.
Në pozitën dy është Higuain që u transferua për 90 milionë euro, I treti është De Ligt 85 milionë euro.
I katërti është Cancelo 40 milionë euro dhe top 5-shën e mbyll Douglas Costa 40 milionë euro.
Në pozitat gjashtë dhe shtatë janë Bernadeschi dhe Dybala, dytë kanë kushtuar 40 milionë euro.
Vendin e tetë e zë Danilo për 35 milionë euro, Bonucci është në pozitën e 9-të që kushtoi 35 milionë euro.
Pozitën e 10-të e zë Kulusevski I cili I ka kushtuar Juventusit 35 milionë euro.
Lojtari që është shitur më së shtrejti gjatë kohës së Agnellit është mesfushori francez, Paul Pogba për 105 milionë euro./Gazeta Sinjali/