image 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për fajde në Gjakovë, Rrok Bezhi

Drejtësi

1 muaj paraburgim për të dyshuarin për fajde në Gjakovë, Rrok Bezhi

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit për fajde në Gjakovë, Rrok Bezhi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet ka mësuar se sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Rrok Bezhit. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “fajde” dhe kanosje”.

Policia në njoftimin e tyre ka treguar se gjatë arrestimit të të dyshuarit janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Po ashtu nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/