image Ky është i arrestuari për fajde në Gjakovë që u kap me 10 mijë euro

Siguri

Ky është i arrestuari për fajde në Gjakovë që u kap me 10 mijë euro

news image

Gazeta Sinjali sot dhe raportoi për aksionin e Prokurorisë kundër fajdes në Pejë dhe Gjakovë, që rezultoi me 6 të arrestuar. Në rajonin e Gjakovës u arrestua vetëm një person, për të cilin Sinjali ka mësuar detaje të reja.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i arrestuari në Gjakovë është Rrok Bezhi.

Rrok Bezhi

Sipas Policisë, ai është kapur dje në flagrancë, rreth orës 14:0, në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë arrestimit te i dyshuari, Policia ka njoftuar se janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Po ashtu nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 10.000 (dhjetëmijë) euro para të gatshme, një veturë dhe një telefon.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë Sinjali mëson se gjatë ditës do të bëhet kërkesa për paraburgim ndaj tij, si i dyshuar për fajde dhe detyrim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/