image Zyrtari i OSBE-së parkon veturën mbi sipërfaqen e gjelbëruar në Prishtinë (FOTO)

Sinjalizime

Zyrtari i OSBE-së parkon veturën mbi sipërfaqen e gjelbëruar në Prishtinë (FOTO)

news image

Gazeta Sinjali sot në mëngjes raportoi për shkeljen e rregullave të trafikut nga një veturë zyrtare e UNMIK-ut, në orët e mëngjesit në Prishtinë. Njëjtë ka vepruar edhe një veturë e OSBE-së, sot në rrugën “Tirana” të kryeqytetit.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi ku shihet një veturë zyrtare e OSBE-së, me targat OSCE915P, që është parkuar në hapësirën e gjelbër.

Sipas sinjalizuesit, fotot janë realizuar sot rreth orës 16:25.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen.

/GazetaSinjali/