image ZYRTARE: Vedat Muriqi lojtar i Mallorcas

Futboll

ZYRTARE: Vedat Muriqi lojtar i Mallorcas

news image

Vedat Muriqi zyrtarisht është lojtari i ri i Mallorcas, shkruan Sinjali Sport.

Sulmuesi kosovar sot në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit u prezantua te skuadra spanjolle.

Mallorca me një video kreative njoftoi për huazimin e futbollistit nga Prizreni.

Muriqi me ekipin nga elita spanjolle ka nënshkruar një marrëveshje që do ta mbajë në ishullin spanjoll deri në fund të sezonit, por që ka të drejtë ta blejë me çmim prej 12 milionë eurove.

Spanjollët do të paguajnë Muriqin 1.1 milionë euro në muaj deri në fund të sezonit.

/Gazeta Sinjali Sporti/