image Zyrtare: Shtyhet edhe një ndeshje në Premier League

Futboll

Zyrtare: Shtyhet edhe një ndeshje në Premier League

news image

Zyrtarisht është shtyrë ndeshja e radhës për xhiron e 20-të në elitën e futbollit anglez, raporton Sinjali Sport.

Përballja mes Evertonit dhe Newcastle e paraparë të zhvillohej me 30 dhjetor e enjte është shtyrë.

Për shkak të rasteve të reja me COVID-19 te skuadra e Newcastle ky takim është suspenduar.

Ky duel është i radhës te ekipi i Evertonit që është pezulluar pasi që edhe në xhiron e kaluar nuk luajtën ndaj Burnleyt.

Premierliga është përfshirë me të madhe nga varianti i ri i koronavirusit Omicron, ku shumë ndeshje janë shtyrë në këtë muaj. /Gazeta Sinjali Sporti/