image Zyrtare: Perisic prezantohet te Bayern Munichu

Futboll

Zyrtare: Perisic prezantohet te Bayern Munichu

news image

Anësori kroat, Ivan Perisic ka kompletuar kalimin e tij në formë të huazimit nga Interi te Bayern Munichu.

Perisic, do të jetë i huazuar për një sezon me mundësi blerjeje në fund të sezonit, transmeton Sinjali.

“Jam shumë i lumtur që u ktheva në Gjermani. Bayerni është një ndër klubet më të mëdha në Evropë. Duam të sulmojmë jo vetëm në Bundesligë e në DFB Cup, por edhe në Ligën e Kampionëve”, tha ai pasi e nënshkroi kontratën të hënën mbrëma.

Para se të kalonte te Interi në vitin 2015, Perisic kishte luajtur në Bundelsigë, për VfL Wolfsburgun e Borussia Dortmundin.

Me Dortmundin në 2012-tën fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë, derisa me Wolfsburgun e fitoi kupën në vitin 2015./Sinjali/