image E bëri montazh, ylli i Interit befason tifozin shqiptar para “Derby della Madonina” - FOTO

Futboll

E bëri montazh, ylli i Interit befason tifozin shqiptar para “Derby della Madonina” – FOTO

news image

Tifozi i zjarrtë shqiptar i Interit është befasuar jashtëzakonisht shumë dje gjatë ditës nga ylli i këtij klubi, Adriano Imperador.

Adriano befasoi shqiptarin, Jeton Demaj duke iu përgjigjur me falenderim për mbështetjen e tij, në një foto krejt spontane të cilën Demaj e kishte improvizuar ku shihej “së bashku” me brazilianin, teksa e postoi në ‘story’ të Instagramit, duke shkruar: “Me mbretin para spektaklit”.

Ylli brazilian i Interit e pa etiketimin, dhe pasi filloi ta ndiqte në këtë rrjet social, iu përgjigj: “Faleminderit vëlla për mirësinë tuaj”.

Padyshim që tifozi shqiptar u gëzua pafund nga kjo surprizë, të cilën e ndau edhe në rrjete sociale.

Kujtojmë se sot zhvillohet “Derby della Madonina” mes Interit dhe Milanit.

Nje dite para derbit me te forte ne bote postova nje foto te inprovizuar me legjenden e Futbollit ADRIANO ⚫️🔵. Dhe pa…

Posted by Jeton Demaj on Friday, September 15, 2023

/GazetaSinjaliSport/