image Interi triumfon thellë ndaj Milanit, siguron biletën për në finale të Kupës së Italisë

Futboll

Interi triumfon thellë ndaj Milanit, siguron biletën për në finale të Kupës së Italisë

news image

Interi e ka mposhtur Milanin dhe ka arritur në finale të Kupës së Italisë.

Nerazurët kanë arritur që ta mposhtin Milanin me rezultat të thellë 3-0, për të siguruar biletën për në finale, shkruan Sinjali Sport.

Sfidën e zhbllokoi Lautaro Martinez i cili realizoi në minutën e 4-të, gjersa i njëjti dyfishoi shifrat në minutën e 40-të për ta mbyllur 45 minutëshin e parë me një epërsi solide.

Në pjesën e dytë Milani u fut e tëra në sulm në tentim për ta ngushtuar së paku rezultatin, por nuk e gjetën rrjetën.

Në fakt rosonerët realizuan nëpërmjet Ismail Bennacer, por pas rishikimit nga VAR goli u anulua.

Kjo rezultoi të ishte një goditje fatale për kuqezinjtë, pasi më vonë ata pësuan edhe golin e tretë, të ‘nokautit’, përmes Robin Gosens në minutën e 82-të.

Interi arrin kështu në finale, dhe aty do ta pret fituesin e duelit mes Juventusit dhe Fiorentines. Gjysmëfinalen e parë e kishte fituar Juventusi në Firencë me rezultat 1-0.

/GazetaSinjaliSport/